Foto e papublikueme ma parë e liderit të mafias, personazhi ma misterioz i Cosa Nostras

Shfaqet me nji igare në dorë (gjithnji Marlboro të kuqe), me syze dielli Ray-Ban dhe me nji pozicion të dorës që ora Roleks prej florini të jetë e dokshme. Ky asht Matteo Messina Denaro, padrino i pathyeshëm që prej 1993.

Me nji xhaketë, kpucë me të njajtën ngjyrë dhe me nji qëndrim provokues, Messina shihet në atë që cilësohet si foto e tij e parë e publikueme ndonjiherë. Kështu, fantazma e Castelvetranos doket se po merr formë.

Nga foto kuptohet se mundet me qenë 1.75 m i gjatë dhe me trup të hollë, në fakt jo rastësisht e quejnë “u siccu” (i dobëti). Asht 20 vjeç në këtë foto të vitit 1982: viti i vrasjes së parë për mbasardhësin e Don Ciccio Messina Denaro, punëtor i familjes D’Ali (familja e atij që mandej kishte me u ba nënsekretar i shtetit të Ministrisë së Mbrendshme në dy qeveritë e Berlusconit) dhe nji nga mafiozët ma autoritarë të provincës së Trapanit.

Kjo asht foto e fantazmës që u shëndrrue në protagonistin e nji përndjekje që po vazhdon prej 20 vjetësh. Dhe tash, qeveria Renzi ka vendosë me futë në lojë edhe Aisi’n, shërbimet sekrete, në përpjekje për të mbyllë këtë kapitull lufte ndaj Cosa Nostra’s.