Foto e rrallë: “Dita e dasmës, ma e tmerrshmja në jetën e nji femne shqiptare”

Si e përshkruente media franceze ceremoninë e dasmës, të kajtmet e nuses si të ishte dita e saj ma e tmerrshme

Të kajtme me ulurima deri sa të ndigjonte i fundit i katundit ose i lagjes…, se kështu e donte zakoni.

Kjo asht nji ndër detajet e randësishme të cermonisë së dasmave të çikave shqiptare në komunizëm. Asht nji zakon që në fakt asht trashëgue ma herët. Nuk ishte reflektim i emocionit të ditës, kur çika len shpinë e prindve, por se përmes të kajtmeve duhet të kallxojë se sa shumë i don prindet e saj, se nuk dëshiron me i lanë prindët “për me shkue të burri”. Këtë adet duhet ta respektonin tana nuset, në momentin kur vëllau apo nji i afërm tjetër i familjes, i merrte prej krahu për t’i përcjellë te pragu i derës, atje ku ishin krushqit tue pritë ta marrin në dorëzim.

Në të shumtën e rasteve dhandri mungonte mes krushqve. Nusja e dhandri shiheshin në fund të ceremonisë në shtëpinë e dhandrit, madje të Hanën, nji ditë mbas dasmës, sepse nusja merrte me vete nji krushkë, e cila flinte atë natë me nusen në shtëpinë e dhandrit. Këto zakone të ceremonisë martesore shqiptare janë përcjellë në mediat franceze në vitin 1980.

Gazetari Ilir Seci e ka publikue foton e faqes së parë të njanës prej tyne, ku shfaqet nusja në ditën e saj ma të lumtur tue kajt me sa fuqi ka. Në krah të saj asht vëllau, i lamë me lot gjithashtu, mbasi po përcjell nga dera motrën e tij nuse.

Nji pamje “tmerri” të ditës së dasmës e përcjellun në vitin 1980 nga nji media franceze në faqen e parë të saj.