Foto: Erdogani inauguron megaprojektin: Ura që i lidhë botnat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në ceremoninë e hapjes së urës ma të gjanë në botë “Yavuz Sultan Selim”, ka deklarue:

“Gjithçka që meriton ky popull ka me u ba. Sepse, ngritja në nivelin e civilizimit bashkëkohor nuk bahet me fjalë, por me punime. Kjo urë, mundëson kalimin e mjeteve me rrota dhe të sistemit hekurudhor dhe me këtë ajo asht nji urë pioniere në fushën e saj në botë, ajo ka këtë karakteristikë. Besoj që kjo urë, të cilën tash e kqyrim me krenari, ka me qenë pioniere për shumë gjana në botë. Kemi me u krenue me këtë. Keni me pa se këtu kanë me u incizue filmat botnorë. Gomari vdes i mbetet shala, njeriu vdes, i mbetet puna. Na kemi me u përmend me këtë”.

urka

Ky megaprojekt ka kushtue 200 miliardë dollarë.

Ura përmes Bosforit asht ndërtue simbas stilit të urës së Brooklynit në New York dhe ka shtylla ma të mëdha se Kulla e Eifel.

Asht e gjatë 1.4 kilometra dhe e gjanë 59 metra, raporton Reuters.

Ka tetë shirita për kerre dhe dy linja hekurudhore. Ura mban emnin e Sulltan Selimit nga shekulli i 16.

urka1 urka2