Foto: Jeta si miliarder: Prej shitësi në propagandist i Putinit!

Nji ish-shitës hotdogësh, që ka kalue ma shumë se nji dekadë në burg, tashma asht multimiliarder mbasi shërben si propagandist i presidentit rus, Vladimir Putin.

Në fillim të viteve ’90, Yevgeny Prigozhin, 55 vjet, shiste ushqim të shpejtë në kioskat e tij në Shën Petersburg.

Ai u jepte ryshfet gangsterëve për me lejue që të shiste ushqimin e tij.

Por tashma ka në pronësi nji pallat me vlerë 7.5 milionë sterlina në këtë qytet, nji avion privat, nji jaht me vlerë 4.4 milionë sterlina dhe dasma e vajzës së tij asht mbajt në pallatin e Romanovëve.

Ngritja e tij, nga nji kriminel i dënuen te nji njeri që sapo ka marrë nji kontratë 2.5 miliardë sterlina për me furnizue me ushqim ushtrinë ruse, doket e habitshme.

Arsyeja duket e thjeshtë, simbas opozitarit Alexei Navalny, avokat i edukuem në Yale dhe aktivist kundër korrupcionit.

“Ai asht pak a shumë si klouni i Putinit,” thotë ai.

“Klouni i Putinit asht përgjegjës për dy blloqe të mëdha zyrash, ku ‘trollët’ profesionistë shpërndajnë propagandë pro-Putinit në median sociale.

Këta ‘trollë’ komentojnë në mediat sociale, në anglisht dhe rusisht, tue shpërnda mesazhe pro-Kremlinit.

Ata paguhen nga 440 sterlina në muej”.

“Ky tipi u shfaq nga askundi,” thotë Navalny, shkruen Mapo.

Në vitin 1979 ai u denue për grabitje të armatosun dhe për mashtrim.

Por tash ekspozon në rrjetet sociale pasuninë e tij të pamasë.

Sidomos vajza dhe djali i tij janë mjaft aktivë.

 

2-jetaa

 

Yevgeny Prigozhin_13_old Cadillac car that belongs to Prigozhin_YouTube_east2west.jpg

 

4-jetaa

 

5-jetaa

 

6-jetaaa

 

7-jrta

 

9-jetaaa

 

10-jetaa

 

11-jeta