Foto prekëse e gjyshit me nipin!

Nji fotografi e bame në Alabama, ka prekë mija njerëz nga e tanë bota. Në foton bardhezi shfaqet gjyshi me nipin 11-muejsh, të dy me serume të vendosuna, mbasi vuejnë nga nji sëmundje e përbashkët, edhe pse në faza të ndryshme të jetës.

Brandy Gragware ka thanë se babai i saj ka operue dy herë zemrën, edhe pse rezultatet nuk kanë qenë të suksesshme. Ndërsa, foshnja e saj Kolibe, në moshën 4-muejsh ka krye nji ndërhymje, sepse ai ka lindë me defekt në zemër, sëmundje kronike të veshkave dhe sindromën Down.

“Të dy vuejnë nga nji problem serioz i zemrës, dhe jeta e tyne asht në rrezik. Ndihem e mallëngjyeme kur i kqyri së bashku tue vështrue njani-tjetrin, por jam e tmerrueme, sepse nuk dihet se sa kohë ju ka mbetë për me jetue”, ka thanë Brandy Gragware.