Foto që kallxojnë se qysh u perballen deçanasit me policinë malazeze n’Kullë!

Qytetarët e Llukës së Epërme në Deçan, kanë protestue tue e bllokue rrugën kryesore në kufinin me Malin e Zi.

Ata kishin shkue me i vizitue tokat e tyne në këtë pjesë të vendit që ndodhet në kufi me Malin e Zi, kur ju asht ndërpre rruga nga policia malazeze.

Në nji deklaratë drejtue mediave, deçanasit kanë thanë të kenë protestue për orë të tana në këtë vend, dhe kanë shpreh pakënaqësinë e tyne me punën e Komisionit Qeveritar për Demarkacion, të Presidentit Hashim Thaçi dhe të Kryeministrit Isa Mustafa.

Këta banorë, kanë deklarue se nëse marrëveshja ratifikohet në Kuvend, veprimet e tyne nuk do të ndalojnë por do të ashpërsohen.

“Na kurrë nuk do të pajtohemi me marrëveshjen si të tillë, dhe nuk do të ketë stabilitet e pajtueshmëni qytetare, dhe nuk do të qendrojmë indiferentë, e veprimet tona do të radikalizohen. Të nderuem deputet mos e votoni këtë marrëveshje”, thuhet mes tjerash në njoftim.

 

2-protestakulla

 

3-protesta-kulla

 

4-protestakulla