Foto që po tranon rrjetin: Jeni në gjendje m’i pa 12 pikat njikohësisht?

Pse nuk mund të shihen të 12 pikat në të njajtën kohë? Kjo asht pyetja që shumë kanë ba në lidhje me këtë imazh që ka thye rrjetin. Psikologu japonez Akiyoshi Kitaoka publikoi imazhin në Facebook të Diellën dhe mbrenda disa orësh asht nda nga mija përdorues të internetit.

Mandej zhvilluesi i video-lojnave Will Kerslake ndau në Twitter imazhin me mesazhin: “Janë 12 pika të zeza në kryqëzimet e këtij imazhi. Truni juej nuk ju lejon m’i pa në të njajtën kohë”. Të Hanën në mëngjes, mesazhi i tij kishte ma shumë se 27.000 reagime.

I ashtuquejtuni ‘Iluzioni i Ninios’, për shkak të shkencëtarit francez Jacques Ninio, kallxon nji rrjet vijash horizontale, vertikale dhe diagonale me 12 pikë në disa prej kryqëzimeve. Shumica e njerëzve nuk janë në gjendje t’i shohin të 12 pika në të njajtën kohë.

Pse ndodh kjo? Simbas Ninios ky efekt ndodh kur sytë kqyrin për nji çast nji model, të cilin truni nuk asht në gjendje ta procesojë saktë.