Fotot e rralla: Shqipnia më 1947, e bukur edhe pse e rrënueme nga lufta

Koleksioni Fotografik i Branimir Gušić, Shqipnia rreth vitit 1947

Branimir Gušić: 06.04.1901 – 06.07.1975 ishte pinjoll i nji familje të vjetër kroate. Mbaroi studimet e mjekësisë në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit në vitin 1926.

Gušić ishte figurë e shqueme e mjekësisë kroate, i njohun si specialist dhe profesor i otorinolaringologjisë.

Në vitet 1945-1947 dhe nga viti 1956 ishte dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Zagreb dhe doli në pension në vitin 1971.

Gušić ishte gjithashtu anëtar i Akademisë Jugosllave të Shkencave dhe të Artit. Fushëveprimi i Gušić tejkaloi mjekësinë. Ishte alpinist i pasionuem dhe, mbas Luftës së Dytë Botnore, ishte kryetari i ekipit Sljeme të alpinistëve të Zagrebit, kryetari i shoqatës së alpinistëve të Kroacisë dhe kryetari i Këshillit Kroat për Mbrojtjen e Natyrës.

al al1 al3 al4 al6 al12-1 al15 al16 al18