Franca para Gjermanisë e Japonisë për prodhimin e nëndetësve!

Kjo do t’ishte nji nga marrëveshjet ma të mëdha në fushën e armatimit.

Por gjigandët gjermanë të ‘ThyssenKrupp’ nuk arritën me fitue nji kontratë miliardash për të prodhue 12 nëndetëse për Australinë.

Qeveria australiane bani të ditun se kontratën e ka fitue kompania shtetnore franceze, DCNS.

Gjermanët e shohin si nji shuplakë të fortë për kompaninë e fuqishme ThyssenKrupp.

Kontrata ishte 35 miliardë euro dhe kishte me qenë nji prej kontratave ma të mëdha për gjigandët e ThyssenKrupp.

Reuters raporton se kjo asht nji goditje edhe për kryeministrin japonez, Shinzo Abe, i cili po ban përpjekje për të përmirësu kapacitetet eksportuese në fushën e mbrojtjes.

Në garë ishin edhe Mitsubishi Heavy Industries dhe Kawasaki Heavy Industries.

Por mungesa e eksperiencës i pozicionoi në vendet e fundit.

Ndërtimi i këtyne nëndetëseve ishte kthye në çashtje të nxehtë politike n’Australi.

Kryeministri i këtij vendi, Malcolm Turnbull tha se nëndetëset kanë me u ndërtue n’Australi, tue krijue mija vende pune.

Kompania franceze DCNS i ka rranjët që në vitin 1624.

Ajo do ndërtojë nji version dizell-elektrik të nëndetëseve bërthamore Barracuda.

Australia ka me shpenzue 134 miliardë euro për mbrojtjen deri në vitin 2025.