Francë: Parandalohet nji sulm terrorist i “nivelit të naltë”

policiafranceze

Ministri i mbrendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, tha se policia e ka arrestu dje nji të dyshuem, i cili ishte “në shkallë të avancuem” për të krye sulm në Francë.

Cazeneuve tha se megjithatë “nuk ka deshmi të prekshme për ndërlidhje të këtij komploti me sulmet në Paris ose Bruksel”.

Tashma dihet se sulmuesit vetëvrasës të grupit ekstremist, Shteti Islamik, që kanë krye sulme në aeroportin dhe metron e Brukselit, me 22 Mars, kishin pasë lidhje me personat e involvuem në sulmet në Paris me 13 Nandor të vitit të kaluem, nga të cilat u vranë 130 vetë.

Ministri Cazeneuve tha se personi i arrestuem me shtetësi franceze, “i takon rrjetit terrorist, që ka synue me sulmue” Francën.