Francezët: Gjuha angleze nuk ka ma ‘legjitimitet’, duhet me u përjashtue gjithashtu nga Europa mbas Brexit

Au revoir, English? 

Nji kryetar komune në Francë i ka ba thirrje Brukselit që me heqë nga përdorimi gjuhën angleze, mbasi Britania votoi për me lanë Bashkimin Europian.

Anglishtja asht nji nga 24 ‘gjuhët zyrtare’ të BE’s, ndërsa ajo asht gjithashtu nji nga ‘gjuhët e punës’ që përdoret për me krye punë biznisi çdo ditë.

Por, Robert Ménard, kryetari i bashkisë së qytetit jugor francez të Béziers, beson se anglishtja tash nuk ka ma ‘legjitimitet’ në Bruksel, mbas votimit për Brexit, transmeton Rrokum.TV.

35B6199F00000578-0-image-a-14_1467016106997

Ndërkohë, kandidati i majtë presidencial, Jean-Luc Mélenchon thotë se anglishtja mundet me qenë veç ‘gjuha e tretë e punës së Parlamentit Europian’.
Simbas The Local, 51 përqind e qytetarëve të BE’s munden me folë gjuhën angleze si gjuhë e parë ose e dytë, ndërsa pak ma shumë se nji e katërta munden me folë frangjisht dhe gati nji e treta gjermanisht, transmeton Rrokum.TV.

Pamvarësisht votimit të së Ejtes për me dalë nga BE’ja , doket e pamundun që edhe gjuha angleze me ‘dalë’ nga Brukseli, mbasi ajo asht gjuhë zyrtare te dy Irlandat dhe Malta, shtete këto anëtarë të BE’s.
Në vitin 2013, nji raport i BE’s zbuloi se anglishtja kishte me mposhtë çdo gjuhë tjetër në garën për me u ba gjuha e përbashkët e Europës.
Ajo konstatoi se, gjuha angleze asht gjuha ma e popullarizueme e huej në shumicën e vendeve.

Nji raport i publikuem nga Eurostat thekson se, dominimi i anglishtes asht e mundshme me u ba edhe ma i madh në të ardhmen.
Ky raport ka zbulue se, 94 për qind e nxanësve të shkollave të mesme dhe 83 për qind e nxanësve të shkollave fillore në tana vendet e BE’s mësojnë gjuhën angleze si gjuhë të parë të huej, ma shumë se katër herë sa që mësojnë frangjisht, gjermanisht apo spanjollisht. Veç në Britani dhe Irlandë, gjuha franceze qendron ma naltë si gjuhë e huej në shkolla. /Rrokum.TV