Freedom House: Kosova me nji rritje të vogël në lirinë e mediave

Freedom-House

Kosova vlerësohet si shtet pjesërisht i lirë në fushën e lirisë së medias.

Ky vlerësim ka dalë në bazë të raportit të fundit të “Freedom House”.

Në raportin e këtij viti, kjo organizatë ngritë Kosovën sa i përket fushës së të drejtave politike dhe lirisë së medias nga 100 sa ishte në vitin e kaluem në 96 në këtë vit me 52 pikë.

Simbas këtij raporti, mbas zgjedhjeve të rregullta, asht vërejt e drejta politike a shenueme si rritje nga 4 në 3 (rania në numër, paraqet rritje të nivelit).

“Niveli i të drejtave politike ka shenue rritje nga 4 në 3, tue u bazue në funksionimin e qeverisë të krijuem nga zgjedhjet e vitit 2014 dhe të pasueme nga negociata të stërzgjatuna politike, që ka pasë nji përmirësim nga zgjedhjet e kalueme”, thuhet në raport.

Kosova në fushën e lirisë së medias ka 3.5 pikë, në të drejtat politike 3 pikë dhe liritë civile 4

Në rajon, para Kosovës renditen Mali i Zi (80), Kroacia (84), Serbia (87), ndërsa prapa ka lanë Bosnje e Hercegovinën (104), Shqipninë (106) dhe Maqedoninë e cila renditet si vend jo i lirë në pozitën e 136.

Kjo organizatë ende nuk e ka publikue të plotë raportin për Kosovën.