Fshati holandez ku lëvizet vetëm me barkë

Harrojeni Venecian. Në Holandë ekziston nji fshat i paqtë që doket si nji vend që ka dalë nga përrallat dhe ku nuk hyjnë në punë kerret si mjete transporti.

Giethoorn nuk ka rrugë dhe nga shpia në shpi mundet me shkue vetëm me barkë ose tue kalue napër 176 urat e tij të drujta.

Ky fshat i mrekullueshëm, ka vetëm 2600 banorë dhe ata argëtohen shumë në dimën (atëherë kur uji ngrin) tue ba patinazh në akull.

Ky fshat tërhek vit për vit shumë vizitorë dhe quhet si Venecia e Holandës.