FSK ban nderime ushtarake para Adem Jasharit

Batalioni i Dytë i Brigadës për Reagim të Shpejtë(BRSh), realizoi Marshimin Kondicional “ MARSI 2016“, i cili filloi nga Prekazi i Epërm, pikërisht nga Kulla e “Ahmet Delisë “ tue vazhdu për te Memoriali i Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, dhe mbas nderimeve ushtarake, marshimi ka vazhdu për në qytetin e Skenderajt, deri te caku i fundit në fshatin Kopiliq.

Aktiviteti asht planifiku dhe realizu në bazë të planit vjetor të trajnimeve të Batalionit të Dytë të BRSH’s.

Së bashku me njisinë ka marshu edhe Komandanti i BRSh’s, kolonel Xhevahir Geci dhe Komandanti i Bat.2, nënkolonel Mehmet Lladrovci, thuhet në nji postim të Ministrisë së FSK’s në Facebook.