FSK pjesë e ushtrimit garues “Kampi veror 2017”

Në Krivollak të Maqedonisë, sot mbahet operacioni përfundimtar i ushtrimit ndërkombëtar “Kampi veror 2017”, ku po marrin pjesë edhe kadetët e FSK’s.

Ushtrimi ndërkombëtar “Kampi veror 2017”, që po mbahet në Poligonin Stërvitor Ushtarak në Krivollak dhe Pepelishtë të Maqedonisë, ka fillue më 28 Qershor dhe përfundon më 8 Korrik.

Ushtrimi ndërkombëtar i kadetëve ka karakter garues dhe organizohet nga Akademia Ushtarake e Maqedonisë, ku marrin pjesë kadetët nga 13 shtete të botës, ndërsa FSK po përfaqësohet nga nji kontingjent prej 10 kadetëve të QSU’s.

Kjo asht hera e gjashtë që kadetët e FSK’s marrin pjesë në ushtrime të këtij lloji bashkë me kadetë nga shtete të ndryshme, të cilët vazhdimisht kanë arritë suksese dhe janë dallue me paraqitjen e  tyne  të shkëlqyeshme si në operacione individuale ashtu edhe dhe ato kolektive.