Gara për president. Trump triumfon në Mississippi dhe Michigan

Rrjetet televizive amerikane kanë projektu se kandidatja demokrate, Hillary Clinton, dhe ai republikan, Donald Trump, kanë fitu në zgjedhjet partiake presidenciale në shtetin Mississippi, derisa votime të tilla janë mbajt edhe në tri shtete të tjera gjatë ditës së djeshme.

Këto rrjete, po ashtu, kanë projektu se Trump ka fitu në Michigan, derisa demokrati Bernie Sanders, arriti fitore të ngushtë kundër zojës Clinton, në këtë shtet, ku mund të fitohen shumë delegatë për konventën kombëtare partiake në verë.

Megjithatë, ai mbetet mbrapa ish-sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, në numrin e deritashëm të delegatëve të fituem.

Rrjeti CNN ka raportu se Clinton i ka 1, 234 delegatë, ndërsa Sanders i ka 567 delegatë.

Në pozitë udhëheqëse në garën presidenciale republikane vazhdon të mbetet Donald Trump.

Votime ka pas edhe në Hawaii dhe Idaho, ku po vazhdon numërimi i fletëvotimeve.