Gazeta britanike zbulon agjentët rusë që planifikuen vrasjen e Djukanovic (foto)

Gazeta britanike ‘The Telegraph’ ka publikue fotografitë e dy personave që dyshohet se janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse, e të cilet kanë qenë të përfshimë në grusht – shtetin ndaj Malit të Zi dhe vrasjen e Kryeministrit Milo Djukanovic.

Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov janë fotografue nga agjentë europianë në nji park të Beogradit në Serbi, pak ditë para se të ndodhte tentimi për grusht-shtet në Mal të Zi, ditën e zgjedhjeve të 16 Tetorit 2016.

Eduard Shishmakov dhe Vladimir Popov

Edhe pse Kremlini mohon çdo përfshimje, gazeta thotë se këto fotografi dhe elemente të tjera kanë me qenë deshmi të forta kundër rusëve, të cilët në ditën e zgjedhjeve kishin planifikue vrasjen e nji politikani pro-europian.

Krejt plani ishte zbulue mbasi njani nga agjentët rusë kishte tregue në polici.

Ai kishte thanë se rusët ishin maskue si policë dhe planifikonin me sulmue ndërtesën e Qeverisë.

Shishmakov dhe Popov po gjykohen në mungesë, ndërsa thuhet se ata kishin punësue edhe Aleksandar Sindjelic’in, nji aktivist anti-europian.

Atij i kishin dhanë nji masë të madhe armësh për me organizue këtë plan. /metro