Gazeta gjermane: Vucic e thotë të pathanën për Kosovën (video)

vucic
Opinioni i presidentit serb Aleksander Vucic për Kosovën, i publikuem nga gazeta Blic disa ditë ma parë, ka nxit debate jo vetëm në Serbi, por edhe në botë.

DW raporton se e përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka dedikue nji artikull çashtjes, tue thanë se Vucic shkeli hijen e randë të historisë serbe.

Simbas saj ajo që shkruen numri 1 i Beogradit asht si me thanë Erdogani, se pranon që ka pas gjenocid osman ndaj armenëve, përcjellë Top Channel.

Vucic thotë të pathanën për Kosovën, pohon gazeta gjermane, tue ju referue deklaratës se Presidentit serb për bashkëkombasit, se Kosova asht e humbun për Serbinë, pa futë këtu veriun me shumicë serbe.

Ky qëndrim asht i përhapun mes shumë serbëve, vijon media, por liderë të tjerë nuk kanë guxue deri tash të përmendin me emën gjanat, nga friga e pakicës intelektuale nacionalistë, peshkopëve ortodoksë dhe demagogëve të tjerë.

Gazeta gjermane vëren se nëse ka nji politikan, i cili mundet me kapërcy këtë tutë asht pikërisht Vucic.

“Për momentin provokimet e Vucic ndaj shpirtit serb janë vetëm fjalë, por fjalë që deri tash nuk janë ndigjue kështu në Beograd”, përfundon e përditshmja gjermane artikullin e saj.