Gazeta kroate: Prej cilit vend financohen terroristët kosovarë?

Mediat e hueja kanë shkrue se buxheti për terroristët kosovarë vjen nga Arabia Saudite dhe kjo po ndodhë për shumë vjet.

‘NY Times’ ka shkrue se dikur ky vend ka qenë vend i qetë, ndërsa tash qendra e ekstremistave islamikë.

Shumica e të rijve, ftesat për me ju bashkangjitë luftarëve në Siri po i marin nëpërmjet Facebook, transmeton gazetametro.net.

Organizat islamike për shoqnimin e të rijve në Arabinë Saudite dhe në Gjirin Persian, janë të formueme kryesisht për me zgjanue ekstremizmin. Nji i ri që ka qenë pjesë e këtyne grupeve, ka tregue se udhëzimet që jepen aty janë shumë të rrepta. Për shembull, ata e kanë të ndaluem të flasin për dore me femnat, të dalin nëpër kafeteri dhe shumë gjana të tjera.

Edhe përkundër denimeve të mëdha dhe asaj që politikanë po thonë se numri i radikalëve po shkon tue u zvogëlue, ata po vazhdojnë të rriten, shkruen Slobodna Dalmacija.