Gazetarët protestojnë para qeverisë “Fol, mos u tut”

Nji numër i konsiderueshëm i gazetarëve të mediave të ndryshme në Kosovë, i janë përgjigj thirrjes së Asociacionit të Gazetarëve gjatë ditës së sotme, tue dalë në protestë.

Gazetarët kanë nis protestën para orës 12:00 me moton “Fol, mos u tut”.

Kjo mbas kercenimit të fundit që u ba ndaj shtypit, gjegjësisht ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, i cili u kercenue dhe u fy nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.