Gazetari që hyni mbrenda ISIS: Aty veç myslimanë nuk kishte!

Nji gazetar i infiltruem mbrenda ISIS ka kallxue tmerret mbrenda kampit të militantëve, ai ka deklarue se aty ka pa njerëz të humbun, të frustruem, vetëvrasje dhe të ri që manipulohen lehtë.

Njeriu me pseudonimin Said Ramzi, të cilin e përdor për mos me rrezikue jetën, ka rrëfye për mediat e hueja qysh arriti me u ba pjesë e grupit terrorist. Ai kallxon se fillimisht kishte kontaktue në Facebook nji grup të quejtun “Ushtarët e Allahut”.

Gazetari qëndroi për 6 muej me terroristët, nga mesi i verës së vitit 2015 deri në Kallnor të 2016. Nëpërmjet nji kamere të msheftë ai arriti me filmue nji sulm që ata po planifikonin në nji lokal nate.

“Qëllimi im ishte me kuptue se çka ata kishin në mendje. Nji prej gjanave që arrita me kuptue asht se aty nuk pashë asnji mysliman, por veç njerëz të frustruem dhe të ri që manipulohen lehtë. Ata patën fatin e keq që lindën në kohën kur ISIS egziston. Kjo asht shumë e trishtueme. Ata janë të ri në kërkim të diçkaje. Kjo asht ajo që pashë aty”, kallxon ai.