Gazetari që u arrestue në Kosovë: Shqiptarët nderojnë ata që udhëhoqën kryqëzatën ndaj serbëve (foto)

Gazetari estonez Rodion Denissov i cili së bashku me bashkëshorten e tij Vera dhe kolegun letonez Juri Georgijeviq u arrestuen nga Policia e Kosovës mbasi autoritetet e sigurisë në Kosovë kanë pas informacione se ata kanë ardh për me shpërnda propagandë pro-ruse, ka folë për mediat në Estoni tue thanë se vizita e tij në Kosovë ka pas për qëllim vetëm bamjen e disa shkrimeve për natyrën e Kosovës.

Ai i ka thanë mediave atje se Kosovën e ka vizitue disa herë por nuk ka has asnjiherë në probleme.

“Këtë herë doja me vizitue disa miq të mi serb në Kosovë dhe planifikoja që të shkrueja disa artikuj për revistën time. Kam shkrue shpesh për Kosovën dhe këto storie kanë qenë shumë popullore”, ka thanë Denissov për gazetën “Delfi.ee”, raporton Insajderi.

 

Në këtë publikim në Facebook, gazetari që akuzohej për lidhje me rusët, ka shkruae: “Këta monstrumë janë kudo nëpër Kosovë. Shqiptarët i nderojnë ata që udhëhoqën kryqëzatën ndaj serbëve”.

Denissov ka thanë se po qëndron tek disa miq të tij në Serbi dhe se të Premten ka m’u kthy në Estoni.

Ai kishte udhëtue në Kosovë me bashkëshorten e tij dhe gazetarin letonez Juri Aleksejev.

Me ta ishin edhe disa gazetar rusë, por ata nuk ishin lejue me hy në Kosovë.

Ata thonë se kanë udhëtue nëpër Kosovë për me pa stilin e jetës.