Gazetarja e CNN merr ofertë të çmendun nga nji sheik për telefonin që foli me Erdoganin gjatë puçit

E mbani mend besoj lidhjen direkte “Facetime” në telefon që bani Erdogani gjatë grushtit të shtetit me gazetaren e “CNN Turk”, lidhje mbas të cilës mijaa qytetarë turq dolën në rrugë të përleshehsin më ushtarët për me ndalue grushtin.

Thuhet se, ishte pikërisht kjo intervistë që ai dha për gazetaren Hande Firat, ajo që coi në dështimin e puçit ushtarak.

Ajo asht akuzue si grueja që pshtoi regjimin e Erdoganit, por ka marrë edhe qindra telefonata urimi që kanë ardhë nga Arabia Saudite apo Omani.

Firat kallxon se i ka ardhë edhe nji ofertë unike në Twitter, ku nji sheik miliarder i ka ofrue 250 mijë dollarë për telefonin, të cilin ai e quejti “telefoni i lirisë”.

Por, ajo tha se pamvarësisht ofertës joshëse, ajo nuk ka ndërmend ta shesë telefonin e saj.