Gërvalla: Votat e Vjosa Osmanit kallxojnë se kush asht zani i LDK’s

donika gervalla-roll

Aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani, Donika Gërvalla, ka thanë se votat që ka marrë Vjosa Osmani në zgjedhjet e 11 Qershorit në Kosovë janë tregues i qartë se kush asht zani i LDK’s.

Statusi i saj i plotë:

Saaa? 60.000 vota???!!!
Kryesia e konsumuar e LDK-së e vuri në vendin 81, dhe atë me qykë të zorit.
Elektorati i LDK-së, dinjitetin, qëndrimin dhe guximin e Vjosa Osmanit e shpërbleu me mbi 60.000 vota.
Mësim për të gjithë ata që hynë me nga 5.000 – 6.000 vota në parlament dhe nuk e lanë asnjë gjurmë të vetme.
Për gjithkënd është e qartë tashmë se kush është zëri i LDK-së.