Gëzuar Pashkët Ortodokse!

Të krishtenët ortodoksë nëpër tanë botën kremtojnë atë që asht dita ma e shejtë e vitit për ta – Pashkët.

Për ceremoninë e lashtë të zjarrit që kremton ringjalljen e Jezusit, njerëzit mbushin plot kishat, mirëpo veçantin ma të madhe e ka kisha e “Varrit të Shenjtë” në Jeruzalem.

Udhëheqësit ortodoksë të Kishave hyjnë si e do tradita në dhomën e vogël që shënon vendin e varrit të Krishtit, e pas kësaj dalin me qirinjtë e ndezun “mrekullisht” me “zjarrin e shenjtë”, si nji mesazh për besimtarët nga parajsa.

Të dhanat mbi burimin e kësaj flake mbahen sekret, me fanatizmin ma të madh. Flakët nga ky zjarr transportohen ma tej me avion në vende të tjera të botës.

E këtë festë, e ka urue në dy gjuhë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci tue thanë: Të gjithë atyne që kremtojnë sot simbas kalendarit Julian, gëzuar Pashkët!.

Mirëpo ndryshe nga Presidenti i Kosovës që kishte zgjedh Facebook’un me urue pashkët, Presidenti i Shqipnisë Bujar Nishani, ka zgjedhë me kremtue sot Pashkët ortodokse në qytetin juglindor të Korçës, si simbol i besimit të fortë ortodoks të shqiptarëve.

“Mesazhet e Pashkëve janë shumë të qarta: shpresë dhe besim. Dhe unë jam i bindun që në këto Pashkë shpresa ringjallet ma shumë, se e mira egziston, dhe na duhet të ringjallim besimin që të gjithë së bashku mund të shkojmë te e mira. Kështu që Gezuar.”- ka thanë presidenti Nishani.

Urime për besimtarët ortodoksë kanë shprehë edhe Kryeministri i Shqipnisë Edi Rama, kryetari i Tiranës Erion Veliaj , kryetari I PD’s Lulzim Basha dhe krenë të ndryshëm të shtetit.