Gjendet trupi i pajetë i 16 vjeçarit në Bistricë të Pejës

Asht gjet trupi i pajetë i 16-vjeçarit, i cili ka ra ditë ma parë në lumin Bistrica të Pejës.

Këtë e konfirmoi për Klan Kosovën anëtari i klubit të zhytjes “Trepça” Besnik Neziri.

Ai tha se trupi i pajetë i 16 vjeçarit të familjes Berisha nga Gllavicica e Pejës u gjet nën gërmadha të pemëve 1 kilometër larg vendit ku i ndjemi kishte ra.

Trupi i të ndjemit asht marrë nga ndihma e shpejtë, ndërsa policia rajonale e Pejës, pjestarë të FSK’s dhe njisiti i zjarrfikësve asht në vendin e ngjarjes.