Gjenerali Clark godet fort Serbinë: Fitorja në Kosovë mposhti gjenocidin

Gjenerali Wesley Clark, ka komentue luftën në Bosnjë, Irak, Afganistan si dhe fitoren vendimtare dhe mbresëlanëse në Kosovë ku ishte në detyrën e komandantit.

Ai për ‘Hufftington Post’ ka tregue se si nisën negociatat në Bosnje e mandej ka tregue edhe qysh u ndërhy atje.

Clark ka tregue edhe si Milosevic nuk kishte pranue zgjidhje diplomatike, ani pse shqiptarët kishin ra dakord për këtë. ‘Milosevic nuk pranonte zgjidhjen diplomatike, vazhdoi me spastrimin etnik’, thotë ndër të tjera gjenerali amerikan.

“Në vitin 1995 shkova me Richard Holbrooke për me i nisë negociatat me Presidentin serb Milosevic dhe liderët e tjerë ballkanikë, lidhun me planin e paqes të Bill Clintonit për Bosnjën. Në nji moment, sulmet ajrore u nisën mbrenda Bosnjës për me ushtrue presion ndaj serbëve për me respektue marrëveshjen e paqes së Dejtonit. Na negociuem nji zgjidhje diplomatike me premtimin e paqeruejtësve të NATO’s që rezultoi në përfundim e luftës katërvjeçare që shkaktoi ma shumë se 100,000 vdekje dhe krijoi 2 milionë refugjatë. Zgjidhja jonë diplomatike funksionoi në Bosnje. Tre vjet ma vonë, Miloshevic nisi nji fushatë spastrimi etnik në Kosovë. Na përsëri propozuem diplomacinë. Shqiptarët ranë dakord për zgjidhjet diplomatike. Milosevic nuk pranonte zgjidhjen diplomatike vazhdoi me spastrimin etnik. Nji fushatë ajrore u pasue në ndjekje të zgjidhjes diplomatike të konfliktit. Mbas 78 ditësh, forcat e NATO’s e detyruen Milosevicin të dorëzohet dhe me i largue trupat nga Kosova, si dhe me ju lejue shqiptarëve të kthehen në shtëpitë e tyne”, ka thanë Clark.

Tutje ai ka potencue se fitorja në Kosovë ishte momenti kur u mposht gjenocidi i Milloshevic’it.

‘Fitorja në Kosovë mposhti gjenocidin. Randësia e aleatëve dhe e NATO;s, diçka që Trump po e dobëson, provohet me qenë shumë e vlefshme në fitoren e Gjeneralit Clark në Kosovë. Historia shpesh përsëritet’.