Gjeneralja e parë femën në Forcat e Armatosuna të Shqipnisë

Për herë të parë në historinë gati 104-vjeçare të FARSH nji grue gradohet gjenerale. Me propozim të ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli, presidenti i RSH ka dekretuahe me gradën gjeneral brigade Manushaqe Shehun.

Gjeneral brigade Manushaqe Shehu ka linduë në Peshkopi më 5 Nandor të vitit 1965. Ajo ka marrë titullin oficere në vitin 1984.

Në karrierën e saj të gjatë prej 32 vjetesh në uniformë, ka shërbye në disa detyra dhe funksione. Mbas përfundimit të studimeve në Akademinë e Naltë të Oficerëve Tiranë, në vitin 1984, emnohet shefe Logjistike në Brigadën e Peshkopisë.