Gjeniu që shkoi në Kolegj si 10-vjeçar, qe çka po ban tash!

Për me thanë se Greg Smith ishte nji fëmi i talentuem asht diçka e pakët.

Ai lundroi nepër shumicën e shkollës fillore në nji vit të vetëm.

Nga mosha 7 ai po shkelte sallat e shkollës së mesme.

Sa ishte 10-vjet ai u regjistru në kolegj, ku studioi nivele të avancueme të fizikës, frangjisht dhe llogaritje.

Sot, Smith asht 26 vjet.

Që të merrte pjesë në kolegj në nji moshë të tillë, simbas tij gjithsesi ishte pak e çuditshme sigurisht.

Megjithëse nxanësit e tjerë ishin gati dy herë sa mosha e tij, Smith thotë se ai nuk ishte i izoluem, përcjell Telegrafi.

Kam pasë shumë miq në kolegj”, thotë ai.

“Kam pasë shumë miq të moshës time, dhe mendoj se ishte me të vertetë e randësishme”, shton ai.

Dhe kur nji intervistë e tij u publikue dhe u ripublikue, serverët e shkollës së tij kishin telashe.

Kjo për faktin se në të përmendej edhe e-mail adresa e tij.

Ai u nominue për Çmimin Nobel për Paqe pesë herë për bamirësitë e tij të fushatës për të drejtat dhe sigurinë e femive.

Sa për karrierën e tij, Smith asht tash nji studiues Akademik në malin Sinai, ku ai studion rreth gjeneve.

Thanë më thjeshtë, ai thotë se qëllimi i tij asht që të “krijojë barna ma efektive”.

E në pyetjen nëse gjatë jetës së tij do të jemi në gjendje me kurojmë kancerin ai përgjigjet: “Kjo asht nji pyetje e veshtirë me u përgjigj. Mendoj se asht sigurisht e mundshme që të zhvillojmë dhe trajtojmë lloje të ndryshme të sëmundjes së kancerit. Dhe kjo do të ishte e mrekullueshme”.