I shiti dokumente sekrete CIA’s, denohet me 8 vjet burg

Nji gjykatë gjermane e denoi me 8 vjet burg nji punëtor të Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë – BND, për tradhti, i cili, në kembim të parave ja kishte dorëzu 200 dokumente “top sekret” Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane – CIA, shkruejnë mediat e hueja.

I denuemi, i identifikuem si Markus R., 32 vjet, i kishte ofru informata CIA’s nga viti 2008 deri në vitin 2014, në kambim të nji pagese prej 90,000 eurosh.

Në dokumentet që perfshiheshin të dhanat personale të ma shumë se 3,000 agjentëve të BND’s, si dhe detaje të tjera mbi strukturën, aktivitetet, qëllimet dhe bashkëpunimet e agjencisë me sherbimet e tjera të spiunazhit.

Këto informata të dhana CIA’s kanë paragjyku operacionet dhe sigurinë e mbrendshme të BND’s, informoi gjykatësi Reinhold Baier, në verdiktin final, meqë CIA e ka përdor këtë material sekret për të ushtru nji ndikim politik dhe diplomatik.

Markus R. deklaroi para gjykatësve se “ndjehej i mërzitun në punë dhe nuk mendonte se kjo paraqiste ndonji rrezik”.

I akuzuemi përdorte nji kompjuter që ja kishte siguru vetë CIA dhe nji adresë elektronike të posaçme, prej ku dergonte kohë mbas kohe informata.