Gjermania kërkon 46 mijë punëtorë: Profesionet dhe qysh me aplikue

Gjermania dhe kompanitë e saj kanë të hapuna 46.608 vende pune, për të cilat mund të aplikojnë qytetarë nga vendet e Ballkanit, tue përfshi Shqipninë, Kosovën e Maqedoninë.

Mjekë, infermierë, inxhinierë të tana kategorive, teknikë kompjuterash, zanatçij, si hidraulikë, elektricistë, muratorë, mekanikë makinash, gomistë janë vetëm disa nga profesionet për të cilat mund të aplikohet nëpërmjet portalit on-line “Make it to Germany”.

Kjo faqe në internetasht çelë në bashkëpunim nga ministria e Çashtjeve Ekonomike dhe Energjisë, nga ministria e punës dhe Çashtjeve Sociale si dhe nga Agjencia gjermane e Punësimit.

Në këtë link, ju mund të shihni se cilat profesione kërkohen ma së shumti nga punëdhanësit gjermanë: http://www.make-it-in-germany.com/en. Për të konkurrue për vendet e punës, asht e nevojshme të kallxoni se keni nivel arsimor dhe të respektohen rregullat e lejes së qëndrimit në Gjermani.

 

PROFESIONET QE KËRKOHEN NGA GJERMANIA:

– Asistent teknik

– Inxhinier mekanik

– Elektricist

– Instalues elektrik

– Elektricist për ndërtimin

– Hidraulik

– Teknik i ngrohjes

– Punëtor pa kualifikime për ujë

– Shofer

– Monitorim i infrastrukturës hekurudhore

– Mirëmbajtja e infrastrukturës në hekurudhat

– Infermierë në pediatri

– Infermierë në kirurgji

– Infermierë në klinikë

– Anesteziolog

– Ndihmës anesteziolog

– Kujdestarë për të moshuem

– Specialistë në klinika gjeriatrike

– Specialistë në onkologji

– Specialistë në endoskopi

– Specialistë në nefrologji

– Specialistë në rehabilitim

– Profesionistë të shëndetësisë

– Teknikë kompjuterash

– Hidraulikë

– Muratorë

– Mekanikë kerresh

– Gomistë