Gjermania paralajmëron: Arabia Saudite po e përhap Wahabizmin në Kosovë

Qeveria gjermane ka tërheqë vërejtjen se grupet misionare nga Arabia Saudite po përhapin wahabizmin ultra-konservator në Kosovë.

Siç thuhet në përgjigjen e qeverisë gjermane në pyetjen e deputetes të së majtës opozitare, Sevim Dagdelen, në të cilën gazeta “Welt” ka pasë qasje, asht i dukshëm “angazhim në vazhdim i financuesve arabë – individëve, organizatave joqeveritare, si dhe institucioneve shtetnore dhe gjysë-shtetnore në Bashkësinë Islame të Kosovës”.

Dagdelen ka tërheqë vërejtjen se “para syve të KFOR’it, Kosova asht shëndrrue në qendër të terrorizmit islamik në rajon”.

Nga qeveria gjermane asht kërkue që të mos “zbukurohet situata në Kosovë dhe publiku të mos mbahet në padijeni lidhun me shifrat konkrete, kur asht në fjalë rekrutimi për rrjetet terroriste islame, siç janë Shteti Islam dhe organizatat e tjera”, transmeton Wel.