Gjetaj: Zbogar s’po të provkoj po t’i gjajmë trupat!

mejaaa

Kryetari i Komisionit Qeveritar për të Pagjetunit, Prenk Gjetaj në 17-vjetorin e masakres se Mejes ju asht drejtu shefit te BE’s në Kosovë, me u ba nji presion n’arenen nderkombetare dhe të bahet nji zgjidhje qe të gjenden trupat e zhdukun.

Simbas tij se pari duhet te zgjidhet kjo çashtje e pastaj me u mendue për ndreqje te fqijësisë.

“Jemi tubue në lendinën e lotëve, krenarisë dhe kujtesës. Sot kujtojmë e nderojmë të gjithë ata që si viktima ranë për atdhe” ka shtue ai.

Gjetaj i cili foli në këtë tubim n’emën të Qeverisë theksoi se kerkesë e tyne asht që të bahet presioni në si tha ai “ata që sot ushtrojnë funksione e kanë ba veprime kriminale”

“Po e lus zotin Zbogar të drejtohet kërkesa jonë te ata që të tregojnë për varrezat masive se ku janë, kerkesë kjo që ata që ishin pergjegjës për krime të dalin para drejtësisë dhe atëherë do të flasim për fqijësi të mirë e bisedime” ka potencue ai.

 

2-mejaa