Gjithçka gati për seancën konstituive të Kuvendit

Ish-delegati që ka votue Deklaratën e 2 Korrikut në rrethana të jashtëzakonshme, Adem Mikullovci, me 3 Gusht, jo vetëm që ka me ju kthye Kuvendit të Kosovës, por ka me pasë edhe nji detyrë të veçantë.

Rendi e don, që ai si deputeti ma i vjetër me kryesue seancën konstituive të Legjislaturës së Gjashtë.

Krah tij duhet me qenë e bija e ish- Presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, Teuta.

Mbas regjistrimit të 120 deputetëve, Mikullovci dhe Rugova kanë dalë me qenë personat që simbas Rregullores së Punës së Kuvendit duhen me kryesue seancën.