Gjuha nxitëse kundër Izraelit, reagon edhe Presidenti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, denon gjuhën nxitëse kundër popullit dhe shtetit të Izraelit dhe thotë se deklaratat e tilla janë të papranueshme.

Ky reagim i Presidentit vjen mbas deklaratave të bame nga kandidati për Kryetar i Rahovecit Visar Korenica nga Vetëvendosje, i cili kërkoi shfarosjen e Izraelit.

Për këtë situatë ka reague edhe ambasada e Izraelit, sikurse edhe Qeveria e Kosovës.

 

 

Njoftimi i plotë i Thaçit

 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dënon gjuhën e nxitëse kundër popullit dhe shtetit të Izraelit

Me këtë rast presidenti Thaçi ka thënë se deklaratat e tilla janë të papranueshme, “Deklaratat në baza etnike, fetare dhe kulturore, të drejtuara kundër popullit dhe shtetit të Izraelit, i cili ka mbështetur Kosovën në të gjitha periudhat, janë te papranueshme”.

Presidenti Thaçi, duke e cilësuar këtë veprim në kundërshtim më traditën dhe kulturën tonë, u ka bërë thirrje të gjithëve që të distancohen nga gjuha e urrejtjes.

 

Shperndaje në: