Gjykata Speciale e gatshme për aktakuzat e para

Gjykata Speciale ka me nisë punën, atëherë kur Prokuroria Speciale t`i dërgojë aktakuzat para kësaj gjykate.

Mirëpo, ende nuk ka datë të saktë se kur nji gja e tillë ka me ndodhë.

Avokati Tomë Gashi, ka thanë për “Indeksonline” se datën kur kanë me u ngritë aktakuzat e para përpara Gjykatës Speciale e din vetëm kryeprokurori special, David Schëendiman.

Simbas tij, aktakuzat janë të gatshme, por që asht çështje teknike se kur ato kanë me u dorëzue në Gjykatë.

“Gjykata ka shumë kohë, qe disa muej asht krejtësisht funksionale dhe të gjitha procedurat ligjore kanë përfundue dhe ajo mundet që secilën kohë m`i pranue aktakuzat e para dhe me fillue m`i shqyrtye ato aktakuza që ka m`i dorëue”, ka thanë ai.

Shperndaje në: