Godet Ben Blushi: Pamvarësia e dytë e Kosovës, këtë herë nga Shqipnia

ben-blushi-1-640x380

Deputeti i sapo larguem nga Partia Socialiste Ben Blushi, edhe pse nuk përmend emna doket se kritikon qëndrimin e Edi Ramës ndaj Kosovës pak ditë ma parë në Serbi.

Blushi shkruen se Kosova sot asht plotësisht e pamvarun nga Serbia, por asht tue fitue edhe nji pamvarësi të dytë, atë ndaj Shqipnisë.

“Kosova asht sot plotesisht e pamvarun nga Serbia. Por, me sa doket nuk i kane mbarue problemet. Kur shoh debatet e diteve te fundit mendoj se ka hy ne nji shteg te panjohun dhe te papritun qe pa dyshim ka me zgjidhe pa arme pa viktima dhe pa gjak, por me art me muzike dhe me sport.

Kjo asht Pamvaresia e Dyte e Kosoves ose ndryshe Pamvaresia e Kosoves nga Shqipnia”, shkruen Blushi.