Greqi, gjyshja ushqeu fëmiun sirian, kandidate për Nobelin e paqes

Emilia Kamvisi asht nji e moshueme greke nga ishulli i Lesbo, e cila asht nji nga kandidatet për çmimin Nobel të paqes për vitin 2016. Zoja greke u fotografue në Tetor të vitit 2015, në ditët kur mija emigrantë sirianë zbarkuen në ishull, derisa ajo ushqente me tamël nji vogëlush sirian.

Mes të nominuemve për këtë çmim asht edhe peshkatari grek Stratis Valiamos, i cili po në Lesbo pshtoi dheta refugjatë nga mbytja në det.

253025