Grueja e Al Baghdadit rrëfen jetën e saj me kryeterroristin

Grueja e kreut të ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, terroristit ma të kerkuem në botë, ka folë për martesën e saj me kryeterroristin.

Ajo ka thanë se ai ishte nji njeri normal dhe familjar.

Por Saja al-Dulaimi thotë për gazetën zvicerane “Expressen”, se ai ishte nji njeri misterioz dhe që nuk pranonte diskutime.

Simbas saj, Abu Bakr al-Baghdadi jepte vetëm urdhna.

Saja al-Dulaimi e pershkruen martesën e tyne si të cekët dhe të palumtun.

“Unë nuk e due atë”, ka thanë Saja al-Dulaimi.

“Me të nuk mund të kishte nji diskutim normal. Sapo t’i nisje nji bisedë, ai të jepte urdhën për me ba diçka. Se si ai arriti të bahej kreu i organizatës terroriste ma të madhe në botë, kjo asht nji mister. Ai ishte nji familjar normal”, thotë Saja al-Dulaimi.