Grueja gjermane që ju ndihmon refugjatëve kosovarë

Hannelore Miller asht nji 79-vjeçare gjermane, e cila kujdeset shumë për refugjatët dhe dëshiron me ju ndihmue atyne. Madje, ka propozue shumë ide se qysh ata mund të integrohen dhe të kalojnë ma mirë së bashku, shkruen albinfo.ch.

Ajo asht shprehë se në fillim iu ka ndihmue me tesha dhe i ka dërgue te mjeku, gjana të cilat janë elementare.

Madje, ajo kishte edhe nji ide shumë interesante. 79-vjeçarja ka ideue nji kafe në sallon muzikor, ku refugjatët nga Langenargen kanë mundësi të takohen nji herë në muej për kafe. Refugjatët munden me pi pa pagesë.

Kjo kafe ashr që nga mueji Prill. “Në fillim shkoi shumë mirë. Ka pasë 70-80 njerëz që kanë folë ndërmjet veti. Ekipi nga dhoma e muzikës ka shpërnda kafe dhe çaj pa pagesë. Ushqimin e kanë sjellë vetë”, thotë Hannelore Miller.

Nji familje që u mbështet nga familja e pensionistes gjermane ishte familja Lleshi nga Shqipnia. Ajo kallxon nji foto të tyne: baba, nana dhe tre fëmi të ulun në nji tavolinë, tue hangër torte. Ajo kishte parashtrue kërkesë ligjore kundër dëbimit, por pa sukses. Që nga java e kalueme, shqiptarët janë ‘zhdukë’. Megjithatë, asistentët mbështesin familjen Lleshi me nji fond, mbasi baba vuen nga nji sëmundje e rrallë gjenetike, dhe ka nevojë për barna të nevojshme urgjentisht, kallxon 79-vjeçarja.