Grueja ma e moçme në botë kallxon “sekretin e jetëgjatësisë”

Emma Morano nga Verbania, Itali asht shpallë së mbrami si personi ma i vjetër në botë, 116 vjeç e 169 ditë. E lindun në 29 Nandor të vitit 1899, ajo mendohet me qenë njeriu i fundit i lindun në shekullin e 19.

Në nji intervistë për “New York Time” në vitin 2015, ajo zbuloi se arsyeja pse po jeton kaq gjatë lidhet me konsumimin e nji ushqimi dhe heqja dorë nga angazhimet.

Ajo konsumon tre vezë të pagatueme në ditë dhe asht nji grue beqare. Emma u shpreh se ka pas shumë mashkuj që kanë kërkue me pas lidhje me te, mbas martesës që përfundoi në 1938, ajo qëndroi beqare, tue shtue se nuk donte me u dominue nga askush.

Mjeku i të moshuemes thotë se jetëgjatësia e saj asht “nji fenomen”.