Grupi kurd TAK e merr pergjegjësinë për sulmin n’Ankara

Grupi militant kurd TAK ka thanë se e ka krye sulmin vdekjeprumës të së Diellës në kryeqytetin turk, Ankara.

Në nji deklaratë n’internet të këtij grupi thuhet se sulmi, i cili vrau 37 persona, u ba në shejë hakmarrje për operacionet ushtarake në jug-lindje të vendit, raportojnë mediat nderkombëtare.
TAK, nji degë e Partisë së ndalueme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), tashma e kishte marrë pergjegjësinë për nji tjetër shperthim që ndodhi n’Ankara muejin e kaluem.

Autoritetet turke kanë fajësu PKK për sulmin e fundit.