Grushti i shtetit në Turqi përmes fotove të rreme

Në rrjetet sociale vazhdon me pasë imazhe të rreme nga tentativa e grushtit të shtetit në Turqi. Në foto shfaqen tanke, turma njerëzish në shesh apo edhe ushtarë në situata të ndryshme të shfaqun si dramatike.

Por, në të vërtetë ato nuk egzistojnë dhe nuk kanë lidhje me Turqinë.

Analistët kanë kontrollue vërtetësinë e këtyne imazheve të shfaquna dhe rezultoi se ishin imazhe të marra nga Google dhe jo nga sulmi në Turqi fundjavën e kalueme.

Në nji nga fotot që tanket kanë zbritë në tokë nuk asht në Turqi, por asht revolucioni egjiptian në vitin 2011.