Gulen e denon ashpër përpjekjen për grusht-shtet në Turqi

I njohun si kundërshtari ma i fortë i presidentit Erdogan, Fethullah Gülen, ka reague menjiherë mbas situatës së krijueme në vendin e tij.

Ky reagim i tij erdhi mbasi ish-aleati ndërsa tash kundërshtari ma i fortë i presidentit turk, e akuzoi atë si trunin e grushtit të shtetit.

“I denoj në mënyrën ma t’ashpër përpjekjen e grushtit ushtarak në Turqi. Qeveria duhet t’arrihet përmes nji procesi të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, jo me forcë. I lutem Perëndisë për Turqinë që këtë situatë të zgjidhet në mënyrë paqësore dhe të shpejtë. Unë kategorikisht i mohoj këto akuza”, deklaroi Gülen.