Hacker’at izraelitë zbulojnë listën e sulmeve të planifikueme nga ISIS

Kompania izraelite e kiber-spiunazhit “Intsights” ka zbulue nji listë të sulmeve të planifikueme nga Shteti Islamik, që përfshin sulme kundër bazave ushtarake të SHBA’ve në Lindjen e Mesme.

Gjetja u realizue mbasi hakeruen nji chat të grupit terrorist në aplikacionin e mesazheve “Telegram”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Simbas bashkë–themeluesit dhe nënkryetarit të “Intsights”, Alon Arvatz, ndër pikat prioritare për sulmet terroriste të përmenduna në listë janë bazat në Kuvajt, Bahrein dhe Arabi Saudite, në shejë hakmarrje kundër ushtrisë amerikane dhe aleatëve të saj për përdorimin e tyne si bazë e sulmeve ajrore kundër xhihadistëve në Siri dhe Irak.

Kompania, gjithashtu pohon se në mesazhet e hakerueme janë zbulue edhe kërkesat që ISIS ka ba për kryemjen e sulmeve dhe disa nga objektivat ma potenciale janë sulmue tashma nga besnikët e organizatës terroriste.

Njani prej tyne, ishte dhe sulmi ndaj kishës në Normandi, Francë, ku u vra nji prift  85 vjeç.

Ndërkohë, lista e plotë e sulmeve te planifikueme që njihet nga nji rreth 500 pjesëmarrësit në grupin e mesazheve, përfshin bazat e forcës ajrore në Kanada, Mbretninë e Bashkueme dhe vende të tjera të Europës Perendimore, si dhe ato izraelite.