E Ejte, 23 Mars 2017

Hahn i hape temat e nxehta me liderat politik

takimi me Hahn

Komisioneri Johannes Hahn dhe nënkryetarja e Parlamentit Europian Ulrike Lunaçek, me liderat e pesë partive politike, temë e diskutimit janë zhvillimet politike, reforma europiane në Kosovë, procesi i liberalizimit të vizave dhe demarkacioni.

KosovaPress ka arrite me sigurue nji foto nga takimi që po mbahet me dyer të mbylluna, ku nuk janë lejue mediat me marr pamje.

Në takim po marrin pjesë Kadri Veseli (PDK), Isa Mustafa (LDK), Visar Ymeri (VV), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Jakup Krasniqi (Nisma).