Hahn – Mustafës: Urgjente formimi i Qeverisë pro-europiane!

Në takimin e Kryeministrave të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Komisioneri për Zgjanim, Johannes Hahn ka bisedue me Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Isa Mustafa, rreth formimit të Qeverisë së re.

“Asht urgjente formimi i Qeverisë së re pro europiane, stabile dhe reformatore në Kosovë”, ka shkrue Hahn.

Në samitin jo formal që po mbahet në Durrës, tema kryesore e diskutimit asht ajo e integrimit ekonomik të rajonit.

Hahn ka theksue se ky integrim nuk asht zavendësim për anëtarësimin e këtyne vendeve në Bashkimin Europian.