Hahn vjen me nji porosi të preme për Qeverinë e re

Komisioneri Europian për Zgjanim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn ka thanë se krijimi i institucioneve të Kosovës asht nji hap i randësishëm.

Tue theksue se BE asht e informueme në lidhje me formimin e institucioneve të Kosovës, Hahn ka thanë se Qeveria e Kosovës ka nji përgjegjësi ndaj qytetarëve të saj për me ba progres në rrugën drejt BE’s tue zbatue reformat në fushën e sundimit të ligjit, ekonomi, liberalizimin e vizave dhe dialogun me Beogradin.

Po ashtu, Brukseli pret që Qeveria e re e Kosovës me luejtë nji rol aktiv dhe konstruktiv në rajon për me bashkëpunue me Beogradin.

“Formimi i institucioneve në Kosovë mbas disa javësh pasigurie politike, asht nji hap shumë i randësishëm. Kosova përballet me shumë sfida të vështira tue përfshi korrupcionin, sundimin e dobët të ligjit, papunësinë e naltë dhe nivelet e ulëta të sistemit arsimor”, thuhet në deklaratën e përbashkët të lëshuem në EEAS.

 

Shperndaje në: