Haki Abazi: Ky asht opcioni për daljen nga kriza

Situata në të cilën ndodhemi tash duket e pashpresë për njohësit e çashtjeve politike.

Ata si zgjidhje shohin shkuemjen në zgjedhje bashkë me zgjedhjet lokale.

Haki Abazi njohës i çashtjeve politike, shkuemjen në zgjedhje bashkë me zgjedhjet lokale e sheh si opcion për me dalë nga situata e tashme.

“Në rrjedha normale i ka humbë plotësisht kuptimi procesit të konsolidimit të institucioneve. Asht krijue situate e tensionueme dhe nuk i ndihmon kredibilitetit të domosdoshëm për me krijue koncensus për çashtjet e randësishme dhe klime kompromise për çashtjet tjera. Besoj qe zgjedhjet e reja se bashku me ato lokale kishin me qenë nji opcion i daljes nga situata e tashme”, tha ai.