Haliti: Qe qysh ka m’u ba zgjedhja e Kryeparlamentarit!

T’Ejten pritet m’u mbajt seanca konstituive, në të cilën në rend të ditës asht zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe Nënkryetarëve.

Zyrtarë nga koalicioni PAN po shprehen të bindun se votat për formimin e Qeverisë dhe votimin e Kadri Veselit për Kryeparlamentar tashma i kanë sigurue.

Ndonëse ka zana për nji marrëveshje mes PAN dhe AKR’s, gjithçka mbetet në nivel të spekulimeve.

Indeksonline ka kontaktue Xhavit Halitin nga PDK, me mësue ma shumë për zhvillimet e seancës së ardhshme.

I pyetun se a presin që t’Ejten m’u votue Veseli për Kryeparlamentar, Haliti tha se gjithçka mvaret nga pregaditja e koalicionit PAN, për me zgjedhë organet e shtetit.

“Së pari të mbahet seanca, pastaj mvaret sa jemi të pregaditun si koalicion për me zgjedhë organet e shtetit, organin legjislativ, për m’u sistemue. Kjo asht ma randësi”, tha Haliti.

Haliti nuk ka folë rreth deklaratave për një marrëveshje të mundshme mes PAN dhe AKR’s me pretekstin se nuk ka informacione për këtë çashtje.